Breaking News

Basha: PD futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë që opozita të futet në zgjedhje, ajo është largimi i Edi Ramës.

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha. “Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim, ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenien. T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë: PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Advertisements