Breaking News

Ushtria jemenase zbulon raketën balistike Badr-F të prodhuar në Jemen

Ushtria jemenase ka zbuluar një raketë balistike Badr-F të projektuar dhe të prodhuar brenda vendit, mes fushatës bombarduese të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Sare tha të martën se raketa Badr-F do të ketë një distancë prej 160 kilometrash, që tregon një rritje gati 30 kilometra nga versioni i vjetër i raketës Badr-1P. Ai shtoi se raketa e re do të shpërthejë 20 metra mbi qendrën e objektivit të caktuar dhe do të shpërndajë rreth 14,000 copë shrapnel në një zonë rrethore me një rreze prej 350 metrash. Arabia Saudite dhe një numër i aleatëve të saj rajonalë nisën fushatën shkatërruese kundër Jemenit në mars të vitit 2015, me qëllim që të kthehet në pushtet qeveria e ish-Presidentit Abd Rabbuh Mansur Hadi dhe të shkatërrojë lëvizjen popullore Ansarullah. Luftëtarët e lëvizjes popullore Ansarullah kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën ndaj ushtrisë së Jemenit në mbrojtjen e vendit kundër koalicionit pushtues që nga fillimi i luftës së përgjakshme, ku deri më tani kanë humbur jetën e rreth 56,000 jemenas. Ushtria jemenas zbuloi raketën balistike Badr-F në përvjetorin e parë të martirizimit të Saleh Ali al-Samad, ish-kryetari i lëvizjes Huthi.

Advertisements