Breaking News

Irani mirëpret investitorët turq

Irani përshëndet praninë e investitorëve turq në projektet e investimeve, tha të martën zëvendëspresidenti i parë iranian. Teherani dhe Ankaraja kanë potencial të mirë për ngritjen e shkëmbimeve të tyre tregtare për të arritur qëllimin e synuar prej 30 miliardë dollarësh, tha Es’hak Xhehangiri.

Ai i bëri këto deklarata në një takim me ambasadorin turk në Teheran Derja Ors. Zyrtari iranian përgëzoi ambasadorin turk për fitoren e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Xhehangiri shprehu shpresën se marrëdhëniet midis Iranit dhe Turqisë do të zgjerohen gjatë mandatit të ambasadorit të ri. Thellimi i bashkëpunimit mes Teheranit dhe Ankarasë mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në botën islame dhe në rajon, shtoi ai. Xhehangiri tha se Irani dhe Turqia duhet të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe, në veçanti, marrëdhëniet bankare pa marrë parasysh sanksionet e SHBA. Ndërkohë, i dërguari turk, nga ana e tij, bëri thirrje për promovimin e lidhjeve të gjithanshme midis dy shteteve. Ai tha se Irani dhe Turqia ndajnë qëndrim të ngjashëm mbi Sirinë dhe shprehën shpresën se kriza siriane do të zgjidhen në të ardhmen e afërt.

Advertisements