Breaking News

Sissi luan me nervat e Trump?

Shumë media arabe kanë shkruar për tërheqjen e Egjiptit nga koalicioni i quajtur NATO arabe, një projekt që bashkon vendet arabe kundër Iranit.

“Cila është rëndësia e kësaj tërheqjeje nga NATO arabe? Cilat janë motivet e vërteta të Egjiptit? A është Egjipti duke u hedhur në krahët e Rusisë me blerjen e avionëve Sukhoi Su-35? Ç’ndikim do të ketë kjo në marrëdhëniet e Kajros me aleatët e tanishëm ose të mëparshëm si Arabia Saudite, Jordania, Siria, Algjeria, Iraku? A është ky mesazh i rebelimit kundër Shteteve të Bashkuara? Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sissi ka dhënë dy goditje të mëdha ndaj amerikanëve: së pari, ai vendosi të braktisë një koalicion që duhej t’u sigurojë anëtarëve të tij paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme, kjo aleancë e quajtur “NATO arabe” për të reduktuar ndikimin iranian; Së dyti, ai vendosi të blinte avionë të avancuar Sukhoi Su-35 nga Rusia, një alternativë për amerikanët F-16 dhe F-35. Burimet diplomatike kanë raportuar se qeveria egjiptiane është tërhequr dhe larguar nga aleanca anti-iraniane ( NATO Arabe) e kryesuar nga Amerika. Burimet diplomatike thonë se tërheqja e Egjiptit nga kjo aleancë konsiderohet goditje ndaj strategjisë së qeverisë së Donald Trump për të kontrolluar Iranin. Egjipti është tërhequr nga pjesëmarrja e takimit të NATO-s arabe ku në të ishin të pranishëm funksionarë të disa vendeve arabe dhe të Amerikës. Autoritetet egjiptiane nuk kanë marrë pjesë në këtë takim që kishte për qëllim realizimin e përpjekjeve të kryesuara nga Amerika kundër Iranit. Sipas agjencisë Reuters, Sissi u tërhoq nga NATO arabe, sepse ai kishte frikë se Trump nuk do të rizgjidhej në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA. Kjo arsye nuk është bindëse; ajo që duket më e mundshme është se Sissi nuk dëshiron të përkeqësojë tensionet me Teheranin dhe të nisë një luftë sektare në dyert e tij për kënaqësinë e Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Takimi trepalësh Egjipt-Irak-Jordani, i cili u zhvillua në Kajro tre javë më parë me Sissi, Adel Abdel Mahdi dhe Abdullah II, është në përputhje me të njëjtën pikë, pasi “Iraku është tani porta kryesore për hyrje në Iran “. Burime arabe kanë raportuar se mbreti jordanez gjithashtu mund të dalë nga kjo “NATO arabe”. Presidenti egjiptian ka marrë mbështetje të konsiderueshme financiare nga shtetet e Gjirit Persik (rreth 50 miliardë dollarë) dhe ka miratuar politika më të pavarura nga tutori i tij në Gjirin Persik [Riadi] i cili është më tepër shërbëtor i kujdestarit të Amerikës në rajon [Tel-Avivit]. Burime të tjera kanë ngritur nga ana e tyre idenë se Sissi nuk do të dëshironte të përsëriste në shtëpi skenarin e Algjerisë apo Sudanit. Kthimi i Kajros në anën ruse shpjegohet me dy arsye kryesore: armët ruse janë shumë të sofistikuara nga pikëpamja teknologjike dhe kjo nuk ka të bëjë fare me ndonjë arsye politike. Armët ruse janë gjithashtu më të lira dhe mund të blihen me lehtësira pagese. Trump, i cili i sheh klientët dhe aleatët e tij të nxitojnë në Rusi për të blerë bateritë e raketave S-400, tani sistematikisht vazhdon kërcënimet: kundër Turqisë, kundër Egjiptit …. Ai ndoshta mund të pezullojë ndihmën financiare për Kajron, e cila çdo vit është më e lartë se një miliardë e gjysmë dollarë. Është e mundur që edhe në këtë rast, rusët do i kompensojnë ndryshe egjiptianët. Aeroplani rus Sukhoi Su-35 që Egjipti po kërkon të blejë, është një nga avionët më të avancuar në botë që mbajnë raketa ajër-ajër dhe ajër-tokë, me shpejtësi më shumë se 2400 km / h, dyfishi i shpejtësisë së zërit, dhe i aftë të fluturojë 3.600 km pa u furnizuar me karburant. Atëherë, Egjipti, që kërcënohet nga Izraeli në veri dhe në jug nga Etiopia, pse të mos e marrë këtë avion? “

Advertisements