Breaking News

Irani dhe Iraku drejt rrugës së zhvillimit, mirëqenies dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka thënë se Teherani dhe Bagdadi luajnë një rol tepër të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe aktualisht kanë një rol të madh në rrugën e zhvillimit, mirëqenies dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon.

Husein Amir Abdulahian, asistenti i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare gjatë takimit me Saad Abdul’vahab Xhevad Kandil ambasador i Irakut në Teheran, marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut i ka quajtur strategjike dhe shtoi: Parlamenti iranian është i gatshëm të japë ndihmën e tij për të thelluar marrëdhëniet me Iranin. Nga ana e tij ambasadori i Irakut në Teherani shprehu rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe tha: Zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve Teheran-Bagdad sidomos në sektorët socialë, politik dhe ekonomik është në prioritet të Irakut. Të dy palët gjithashtu diskutuan mbi rolin e parlamentit në zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve Iran-Irak dhe për kontributin konstruktiv të këtyre vendeve fqinje në zgjidhjen e krizave të rajonit.

Advertisements