Breaking News

Delegacioni izraelit anulon vizitën në Bahrejn

Një delegacion i tregtarëve dhe zyrtarëve izraelitë ka anuluar pjesëmarrjen e tij të planifikuar në një konferencë biznesi në Bahrejn, pas protestave në rritje në lidhje me afrimin e marrëdhënieve të Bahrejnit me regjimin e Tel Avivit pas shumë viteve të kontakteve klandestine.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Ekonomisë të Izraelit tha se një vizitë e planifikuar në Bahrejn këtë javë nga ministri i ekonomisë së Izraelit Eli Cohen ishte “anuluar për shkak të çështjeve politike”. Më parë këtë muaj, kleriku më i shquar i Bahrejnit, Ajatollah Sheikh Isa Kasem, e kritikoi ashpër vendimin e regjimit të Manamas për të ftuar një delegacion izraelit në konferencën e biznesit. “Ftesa për delegacionin e sionistëve për të marrë pjesë në Kongresin Global të Biznesit, është një hap i madh në një rrugë të pandershme; atë të poshtërimit, kapitulimit dhe paturpësisë “, tha ai në një deklaratë. Kjo është një shenjë e qartë e shpërfilljes së regjimit të Manamas për Islamin dhe vullnetin e kombit, vuri në dukje kleriku i lartë shi’it i Bahrejnit. Sheikh Kasem më tej nënvizoi se regjimi izraelit kryeson listën e armiqve të botës muslimane dhe se plani i Manamas për të pritur delegatët izraelitë ishte në përputhje me përpjekjet e saj për kompromis dhe normalizimin e lidhjeve me armikun.

Advertisements