Breaking News

Zaev-Babish: Të shfrytëzojmë potencialin e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, Çekia mbështet fillimin e bisedimeve me BE-në

Në margjinat e Samitit të tetë të shefave të qeverive nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore dhe Republikën Popullore të Kinës nga procesi i bashkëpunimit 16+1 u mbajt takim bilateral mes kryeministrit Zoran Zaev dhe me kryeministrin çek, Andrej Babish.

Qëllimi i takimit ishte të afirmohen marrëdhëniet e mira dhe të hapen fusha të reja për bashkëpunim si në ekonomi, integrimet euroatlantike të vendit tonë, siguri dhe në punë të brendshme. Në këtë drejtim kryeministri Zaev përmendi vizitë e e fundit të zëvendëskryeministrit së Qeverisë së Çekisë, Jan Hamaçek si nxitje e rëndësishme e avancimit të bashkëpunimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit shënojmë 25 vjet që kur kemi vendosur marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve tona. Republika e Çekisë është mik i madh dhe vend mbështetës. Kemi potencial të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona vitin e kaluar është rritur për 10%. Kompanitë çeke janë të mirëseardhura dhe do të marrin përkrahje dhe trajtim nga shteti njëlloj si kompanitë vendore nëse vendosin të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha kryeministri Zaev.

Për euro integrimet dhe për vendimin për nisjen e bisedimeve me BE-në, nga kryeministri Bashish u tha se Republika e Çekisë do ta jap ndihmën e nevojshme që vendi ynë të marrë vendim pozitiv për fillim të bisedimeve./Telegrafi/

Advertisements