Breaking News

Irani dënon sulmin terrorist në Pakistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII ka dënuar ashpër sulmin e fundit terrorist në qytetin jugperëndimor të Pakistanit Kueta, i cili i mori jetën 16 personave dhe plagosi 30 të tjerë.

Behram Kasemi është solidarizuar me qeverinë dhe popullin pakistanez e veçanërisht me familjet e viktimave të këtij sulmi vdekjeprurës. Ai shtoi se siguria dhe stabiliteti i fqinjëve veçanërisht Pakistanit është me rëndësi të madhe për Iranin. Asnjë grup apo individ ende nuk kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Kjo është ndërkohë që grupet e paligjshme baluçe kishin marrë përgjegjësinë e shpërthimeve dhe sulmeve kundër forcave të sigurisë dhe civilëve. Komuniteti shiit Hazara ka qenë në shënjestër të dhunës sektare pasi pjesëtarët e këtij komuniteti janë lehtësisht të identifikueshëm për shkak të paraqitjes së tyre të veçantë fizike. Një raport i publikuar nga Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut (NCHR) vitin e kaluar deklaroi se 509 anëtarë të komunitetit Hazara u vranë dhe 627 u plagosën në incidente të ndryshme terroriste në Kueta nga janari 2012 deri në dhjetor 2017.

Advertisements