Breaking News

Rusia e hapur për t’i dhënë më shumë sisteme S-400 Turqisë

Një zyrtar i lartë rus tha se vendi i tij është i interesuar në zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak dhe teknik me shtetet e tjera dhe është gati të marrë në konsideratë nënshkrimin e kontratave të reja për dërgimin e sistemeve të avancuara të raketave të mbrojtjes ajrore S-400 në Turqi.

“Rusia është e hapur, Rusia ka aftësi të caktuara dhe kompetencë teknologjike. Sigurisht, Rusia po kërkon mundësi për të zgjeruar këtë bashkëpunim. Kjo praktikë është absolutisht normale, “u tha të mërkurën gazetarëve në kryeqytetin Moskë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Deklarata e tij erdhi pasi Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu deklaroi të mërkurën se Turqia mund të marrë më shumë sisteme S-400 nga Rusia në rast se Shtetet e Bashkuara refuzojnë të furnizojnë Ankaranë me sistemet raketore tokë-ajër Patriot.

Advertisements