Breaking News

Rand Paul denoncon planin e fshehtë të Trump për luftë me Iranin

Senatori republikan në Shtetet e Bashkuara, duke zbuluar planin e fshehtë të Shtëpisë së Bardhë për të përdorur një rezolutë të lidhur me incidentin e 11 shtatorit kundër Rojeve Revolucionare të Iranit, theksoi: “Qeveria nuk ka autoritet të deklarojë luftë ndaj Iranit apo Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit”.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Rand Paul, duke folur në takimin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, ku mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, duke iu drejtuar këtij të fundit tha: “A mendoni se mandati i vitit 2001 për të sulmuar ata që u përfshinë në incidentin e 11 shtatorit mund të përdoret për të filluar një luftë me Iranin apo rojet revolucionare? A mendoni se keni të drejtë të nisni një luftë me Iranin? Duhet të them që nuk keni autoritet ose kompetencë e as mandat nga Kongresi për të deklaruar luftë me Iranin dhe duhet të merrni leje nga ne”. “Kjo është rruga historike që ka përcaktuar kushtetuta”, tha senatori republikan Rand Paul.