Breaking News

Zarif: Shpallja e gardës revolucionare si organizatë terroriste, dhuratë për Netanjahun

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, shpalljen e gardës revolucionare si organizatë terroriste nga ana e Amerikës e ka quajtur dhuratë të Uashingtonit për kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanjahu.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, përmendi përpjekjet e ekipit mbështetës të Beniamin Netanjahut për të bindur Amerikën që të fusë në listën e saj të grupeve terroriste të huaja, gardën revolucionare të Iranit dhe ka thënë: Presidenti amerikan Donald Trump me një veprim të tillë ai do të fusë Amerikën në qorrsokak. Siç shkruan Muhamed Xhavad Zarif, ata që i japin përparësi kryeministrit të regjimit sionist dhe që prej kohësh kanë dëshiruar që garda revolucionare e Iranit të futet në listën e grupeve terroriste të huaja të Amerikës, me padyshim janë të njohur me pasojat që do të përballen forcat amerikane në rajon. Sipas gazetës Wall Street Journal, qeveria amerikane për të shtuar presionet kundër Iranit dhe për të penguar kompanitë e huaja që të bashkëpunojnë me Iranin, mori vendim që të fusë gardën revolucionare të Iranit në listën e saj të  grupeve terroriste të huaja.

Advertisements