Breaking News

Sulmi në Masiaf, vjen përgjigja ruse

Duke reaguar ndaj sulmit terrorist në Masiaf, ushtria ruse filloi sulmin në shkallë të gjerë në veri-perëndim të Sirisë.

Forcat ajrore ruse nisën një sulm masiv në Sirinë veriperëndimore, duke synuar disa zona të kontrolluara nga terroristët dhe milicitë e mbështetura nga Turqia, raportoi Al-Masdar News. Sipas një burimi ushtarak në Hama, Forcat Ajrore Ruse sulmuan ashpër veriun e Hamas dhe Idlibin jugor, duke goditur pozicionet e grupeve terroriste Hajat Tahrir al-Sham dhe Xhejsh al-Izza në zonën e Hamas. Në mesin e qyteteve të shënjestruar nga Forcat Ajrore Ruse gjatë pasdites së të hënës, më 8 prill, figuron qyteti Kafr Zita, në provincën Hama, në jug të kufirit të Idlibit dhe bastion i grupit terrorist Xhejsh Al-Izza. Forcat Ajrore Ruse kanë bombarduar gjithashtu zona të tjera nga ku terroristët e Xhejsh Al-Izza dhe Hajat Tahrir al-Sham nisën raketa dhe predha artilerie kundër zonave qeveritare në Masiaf në provincën Hama. Sulmi mbi Masiaf, të cilin terroristët e mohuan, rezultoi me vdekjen e të paktën shtatë personave, duke përfshirë dy infermiere në spitalin kombëtar Masiaf që gjithashtu pësoi dëme të mëdha materiale.

Advertisements