Breaking News

Dimitrov për vizitë pune në Berlin, do të realizojë takime me deputetët e Bundestagut

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin.

Dimitrov sot do të realizojë takim me disa deputetë të Bundestagut gjerman, mesin e të cilëve edhe me grupin punues për politikë të jashtme të CDU/CSU, si dhe me përfaqësuesit e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë aktiviteteve të ditës së dytë do të bashkëngjitet edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ku është planifikuar konferencë e përbashkët para Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestag, në të cilën do të prezantohet përparimi dhe gatishmëria e vendit për fillimin e negociatave me BE-në.

Janë paraparë takime edhe me ministrin gjerman për Evropë, Michael Roth, si dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegert Kramp-Karenbauer.

Advertisements