Breaking News

Zarif: Evropa është e zënë duke e kënaqur Trumpin

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se Britania, Franca dhe Gjermania po i bëjnë presion Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi aktivitetet e raketave balistike të Teheranit.

Në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, Ministri i Jashtëm iranian Zarif kritikoi qëndrimin joefektiv të vendeve evropiane, përkundër faktit se ndihma humanitare e dërguar nga jashtë vendit për qytetarët e dëmtuar nga përmbytjet, është penguar nga sanksionet e SHBA-së.

Zarif tha se palët evropiane të marrëveshjes bërthamore, të quajtura si E3, Britania, Franca dhe Gjermania po i bëjnë presion ndaj Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi aktivitetet e raketave balistike të Iranit dhe shtoi se: “Europa ka dështuar të demonstrojë një vullnet politik kundër terrorizmit ekonomik amerikan, pavarësisht një vit pasi Shtetet e Bashkuara anulluan në mënyrë të paligjshme marrëveshjen bërthamore. Ata nuk mund të krijojnë një kanal të vetëm bankar për ndihmë humanitare. Në vend të kësaj, E3 po i bënë presion OKB-së mbi aftësitë tona të mbrojtjes, për të kënaqur Presidentin e SHBA-së Donald Trump.”

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres nga Përfaqësuesit e Përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, u tha se aktivitetet e raketave balistike të Iranit mund të jenë të lidhura me përpjekjet për të zhvilluar raketa të afta për të mbajtur armë bërthamore. 57 njerëz kishin humbur jetën në përmbytjet që kanë ndodhur për shkak të shirave të mëdha në Iran për gati dy javë.

Në deklaratën e tij me shkrim dje, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar përmes Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqit të Kuq, të dëmtuarit nga përmbytjet. Ndërsa, Zarif tha se për shkak të sanksioneve të imponuara nga Shtetet e Bashkuara, Gjysmëhënia e Kuqe e Iranit nuk ishte në gjendje të ndihmonte jashtë vendit.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha në deklaratën e tij se llogaritë bankare të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit u mbyllën nga Shtetet e Bashkuara dhe u bllokua ndihma e huaj, si dhe shtoi se: “Nën këto kushte të rënda, Gjysmëhëna e Kuqe nuk është në gjendje të marrë ndihmë nga vende të tjera. Është një krim i pashembullt për Shtetet e Bashkuara për të bllokuar ndihmën ndërkombëtare për viktimat.”

Advertisements