Breaking News

Zarif u përgjigjet pretendimeve të Mike Pompeo

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka hedhur poshtë pretendimet e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo se Uashingtoni kërkon të kontribuojë në operacionet e ndihmave pas përmbytjeve në mbarë vendin në Iran si “lajm të rremë”.

Zarif në një postim në Twitter, duke thënë se “Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit nuk mund të marrë asnjë fond për shkak të sanksioneve ilegale të SHBA” shtoi se ky veprim i Amerikës është një rast i “terrorizmit ekonomik”. Pajisjet e bllokuara përfshijnë edhe helikopterët e ndihmës”. “Kjo nuk është vetëm luftë ekonomike; është Terrorizëm ekonomik “, shtoi ai. Zarif gjithashtu kujtoi se kufizimet ekonomike, të cilat Uashingtoni po vendos kundër Teheranit nën flamurin e “presionit maksimal” është “shkelje e vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e Rezolutës 2231 të këtij këshilli”. Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se presidenti i SHBA Donald Trump është duke u kapur “në çdo degë” për të portretizuar si një sukses politikat e tij të dështuara kundër Teheranit, duke theksuar se iranianët nuk do të përkulen kurrë përballë presionit. ” Gjëja e vetme e provuar është se ai gëzohet për mjerimin që ai mendon se u ka imponuar iranianëve të thjeshtë. Ashtu si paraardhësit e tij, ai do të mësojë se iranianët kurrë nuk nënshtrohen  përballë presionit”, tha Zarif.

Advertisements