Kryeministri i Greqisë do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Gjatë pasdites do të mbahet edhe forumi biznesor ku fjalime do të kenë të dy kryeministrat, ndërsa në delegacionin e Tsiprasit krahas ministrave të Qeverisë së tij janë edhe përfaqësues të dhjetëra kompanive të mëdha dhe të mesme greke.

Vizita e Tsiprasit që nga mediat dhe analistët vlerësohet si historike, do të përcjellet drejtpërdrejt në televizionet shtetërore në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë këtu arritjen në aerodrom, pritjen  solemne në Qeveri, mbledhjen  ndërqeveritare, konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave dhe të forumit biznesor.

Edhe MPB më herët njoftoi se për shkak të vizitës së kyreministrit grek do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/