Breaking News

Liderët arab flejnë në samitin arab në Tunizi

Liderët e shteteve anëtare të Lidhjes arabe kanë mbajtur samitin gjatë këtij vikendi në Tunizi. Liderët arab edhe këtë vit kanë vazhduar traditën e fjetjes së tyre gjatë punimeve të samitit.  Shumë prej tyre kanë rënë në gjumë të thellë gjersa diskutonin për fatin e myslimanëve arab.

Në pushimet në mes fjetjes liderët arab janë pajtuar se do të kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të bjerë Rezolutën kundër vendimit amerikan për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi rrafshlartësirën e Golanit, pjesën e Sirisë të cilën Izraeli e ka okupuar gjatë vitit 1967. Përveç kësaj, liderët e shteteve arabe kanë paralajmëruar të gjitha shtetet që të mos ndjekin hapin e SHBA-ve të njohjes së sovranitetit izraelit mbi Golanin.

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve Antonio Guterres, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian dhe krerët shteteve të Lidhjes Arabe nga samiti në Tunizi të dielën kanë dërguar porosinë e mbështetjes së sovranitetit sirian mbi rrafsh – lartësirën e Golanit të cilën Izraeli e ka okupuar dhe aneksuar, ndërsa  javën e kaluar SHBA-të e kanë njohur  si territor izraelit. Çfarëdo rezolutë për konfliktin sirian duhet të garantojë tërësinë territoriale të Sirisë, e kjo përfshin edhe rrafsh-lartësirën e Golanit, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres.

Në adresimin krerëve të shteteve anëtare të Lidhjes arabe në Tunizi, Guterres ka thënë se zgjidhja”imperative” është ajo për dy shtete, të Izraelit dhe  Palestinës”. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë Federica Mogherini ka thënë se zgjidhja për paqe nuk është në shkeljen e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Advertisements