Breaking News

Leja sekrete amerikane për teknologjinë nukleare Arabisë Saudite

Ministri i energjetikës së SHBA-ve Rick Perry ka dhënë 6 leje sekrete kompanive që të shesin teknologjinë nukleare Arabisë Saudite, ceket në kopjen e dokumentit të cilën e ka pas në dorë Reutersi. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump heshtaz po bën biznes me ndarjen e teknologjisë amerikane në sferën e energjisë nukleare  me Arabinë Saudite, për ndërtimin e dy centraleve.

Aprovimi i Perryt, i njohur me emrin Part810 mundëson kompanive të kryejnë punë preliminare në energjinë nukleare para cilës dp pune, por jo edhe të dërgojnë pajisjet e nevojshme për centralet, flet për Reutersin burimi i njohur me marrëveshjet me kusht që të mbetet anonim. Administrata e Ministrisë së energjetikës për sigurinë nacionale nukleare(NNSA)  në dokument cek se kompanitë nga dministrta e Trumpit kanë kërkuar që të mbeten miratimet sekrete. Në këtë rast çdo firmë e cila ka fituar lejen e posaçme(për Arabinë Saudite) ka dhënë kërkesën me shkrim që aprovimi të mos jetë i publikuar. Në të kaluarën Ministria e energjetikës ka publikuar miratimet nga sfera Part810 në selinë e tyre.

Zyrtari i institucionit ceku se kërkesat për bajnë informatat poseduese dhe se lejet kanë kaluar në agjencionet e shumta për të fituar ngjyrën jeshile. Shumë ligjvënës amerikan janë të shqetësuar pasi që konsiderojnë se shpërndarja e teknologjisë nukleare me Arabinë Saudite do të mund të sjell në garë në armatimin nuklear në Lindjen e Afërt. Trashëgimtari fronit Muhamed bin Selmani ka thënë vitin e kaluar për kanalin televiziv CBS se mbretëria  e tij do të zhvillojë armë nukleare nëse rivali i saj Irani e bën atë.”Ekziston dallimi i madh në mes marrëveshjes iraniane nukleare dhe përpjekjes së administratës së Trumpit që sauditëve të shesin teknologjinë nukleare”, cek specialisti amerikan Will Saetren.

“Teknologjia nukleare të cilën dëshirojmë të shesin Arabisë Saudite është civile, ajo është për programin e tyre civil energjetik, dhe kjo është dallimi me atë që ne e dyshojmë Iranin, Pajisja të cilën e shfrytëzojnë për zhvillimin e programit të tyre të energjisë nukleare rrjedh nga SHBA-të. E kemi shitur shahut iranian në vitin 1970, ndërsa regjimi tani në tërësi është tjetër nga ai që ka qenë. Megjithatë, plani gjithëpërfshirës i veprimit(JCPOA) në mënyrë efikase bllokon rrugën e zhvillimit të armatimit nuklear dhe Irani këtë e bën.“Ekziston frika se edhe Arabia Saudite do të mund të shkojë me rrugë të njëjtë, ata në përfundim do të mund të shfrytëzojnë këtë teknologji të cilën do të merrnin për programin civil të energjisë nukleare për programin e armatimit nukleare” ka shtuar ai.

Advertisements