Breaking News

Vigjilenca e treguar nga populli mbi të prekurit nga përmbytjet ka qorruar armiqtë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke përmendur propagandën negative të armiqve rreth përmbytjeve në Iran, të cilat kanë për qëllim që të krijojnë përçarje në mesin e popullit iranian tha: Zoti përkundër dëshirës së armiqve bëri diçka që uniteti dhe madhështia e kombit iranian t’i tregohet të gjithë botës.

Hasan Ruhani, në takimin e këshillit koordinativ për administrimin e krizave në provincën Mazandaran në veri të Iranit tha se përmbytjet për popullin iranian kanë sjellë vuajtje dhe pakënaqësi mirëpo kombi iranian me këtë ngjarje edhe një herë tregoi unitetin, bashkimin, solidarizimin dhe vigjilencën e tij e cila ka qorruar sytë e armiqve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se iranianët janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe shtoi se organet publike, forcat e armatosura dhe vetë populli iranian kanë dhënë maksimumin e tyre në këtë ngjarje. Presidenti Ruhani përmendi edhe sanksionet e padrejta të Amerikës kundër popullit iranian dhe tha se kombi iranian kurrë nuk do të përkulet dhe nuk do të nënshtrohet përballë agresioneve dhe imponimeve. Presidenti Ruhani ndër të tjera tha se uniteti dhe fuqia e kombit iranian është bërë shkak që Amerika me gjithë fuqinë dhe aleatët e saj si sionistët dhe disa vende të rajonit, të mos arrijë asnjë sukses. Vlen të theksohet se reshjet e dendura në Iran janë bërë shkak për daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytjen e disa qyteteve dhe fshatrave.

Advertisements