Breaking News

Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë

Forcat serbe kanë kryer gjenocid në Kosovë dhe krimet e tyre ndaj popullatës civile nuk do të harrohen kurrë, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente, ai i bëri në tubimin përkujtimor për martirët e Krushës së Vogël që ndodhet në komunën e Prizrenit. Thaçi tha se kryesit e këtyre veprave të spastrimit etnik dhe gjenocidit, do të japin përgjegjësi para drejtësisë dhe se do të shtohen përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta në Kosovë. “Shumë prej jush këtu i keni humbur më të dashurit tuaj para 20 vitesh ne nuk do harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia herët a vonë kryerësit e këtyre krimeve do japin përgjegjësi. Të gjitha institucionet e vendit do jenë të angazhuara të zbardhin fatin e të pagjeturve”, tha Thaçi. Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit para familjarëve të të vrarëve në Krushë të vogël, u zotua se “beteja për të sjellë kryesit e këtyre krimeve para drejtësisë dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve, nuk do të ndalet kurrë”. “Secili martir i kësaj toke, ka dhe një ekzekutor, që duhet të dënohet për këto krime çnjerëzore. Përgjigja më e mirë, atyre që deshën ta zhdukin një popull të tërë, është ringjallja, për të cilën fëmijët e Kosovës janë dëshmia më e fuqishme se ne kurdoherë gjejmë forcën për të shikuar kah e ardhmja”, tha Haradinaj.

Advertisements