Breaking News

Papa Françesku shpreh ngushëllime për përmbytjet vdekjeprurëse në Iran

Kreu i Kishës Katolike dhe Sovrani i Shtetit të Vatikanit, Papa Françesku në një mesazh të publikuar të mërkurën shprehu ngushëllimet për përmbytjet vdekjeprurëse që morën  jetën e 19 personave dhe plagosën mbi 100 civilë në Iran.

Mesazhi i Papës u dërgua të mërkurën nëpërmjet telegramit nga Kryeministri i Vatikanit, Pietro Parolin. Në mesazh, Papa Françesku është solidarizuar thellësisht me familjet e viktimave dhe me ata që vuajnë humbje të mëdha për shkak të përmbytjeve shkatërruese në Iran. Papa u lut gjithashtu për të gjithë punonjësit e ndihmës dhe ekipet e dedikuara të shpëtimit që janë të angazhuar në operacione humanitare. Bazuar në raportet e fundit, rreth 19 njerëz janë vrarë dhe rreth 105 të tjerë janë plagosur nga përmbytjet. Rreth 17 qytete dhe mbi 600 fshatra janë prekur nga përmbytjet shkatërruese.

Advertisements