Breaking News

Uashingtoni kërcënon të tjerët për shkak se nuk ka arritur objektivat në Lindjen e Mesme

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës armiqësore të sekretarit amerikan të shtetit kundër Iranit ka thënë se qeveria amerikan po kërcënon të tjerë pasi ajo nuk ka mundur të realizojë objektivat dhe qëllimet e saj në Lindjen e Mesme.

Behram Kasemi tha se deklaratat provokuese, ndërhyrëse dhe jashtë normave diplomatike të Mike Pompeo kundër Iranit dhe Hezbullahut gjatë vizitës së tij në Liban, edhe një herë tregon qartë karakterin dhe sjelljen armiqësore dhe dashakeqe të Amerikës kundrejt vendeve të lira dhe të pavarura dhe popujve liridashës të botës. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit gjatë vizitës së tij në Liban me një deklaratë ndërhyrëse dhe armiqësore kundër Libanit, Hezbullahun edhe një herë e ka quajtur organizatë terroriste. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit lidhur me këtë deklaratë të sekretarit amerikan  të shtetit ka thënë se të tilla deklarata nga njëra anë vijën për shkak të dështimit të planeve dhe politikave destruktive dhe lakmitare të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme dhe nga ana tjetër vijnë për shkak të pakënaqësisë dhe nevrikosjes tejet mase të pushtetarëve të disa vendeve të rajonit për shkak të unitetit dhe solidaritetit të popullit libanez në përpjekje për vendosjen e rendit dhe stabilitetit në vend sidomos me krijimin e qeverisë së re. Behram Kasemi ndër të tjera tha se Amerika ka dështuar në përpjekjet për realizmin e objektivave të saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe për këtë ka nisur kërcënimet, futjen e përçarjeve dhe ngritjen e akuzave ndaj vendeve të tjera.x

Advertisements