Breaking News

Haradinaj: Kush hap çështjet e kufijve, përgatit tragjedi të reja

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel” theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për të mos ndryshuar kufijtë e Kosovës.

I pyetur nga gazetari Walter Mayr, në lidhje me taksën për mallrat serbe dhe temën për hapjen e kufijve, Haradinaj është përgjigjur: “Tragjeditë në Ballkan kanë pasur gjithmonë të bëjnë me kufij, kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”. Njëzet vite pas bombardimeve të NATO-s me të cilat me 24 Mars të vitit 1999 u arrit tërheqja e dhunshme e forcave të armatosura jugosllave, Kosova vazhdon të jetë fëmiu i brengës në Ballkan. Minirepublika e cila nuk i ka as 2 milion banorë me 90 përqind shqiptarë në të edhe sot e kësaj dite nuk njihet nga 80 shtete, mes tyre edhe 5 anëtare të BE-së. Prej së voni në Ballkan ka filluar një diskutim për të cilin më tash besohej që ka përfunduar rreth shtrirjes së kufijve: politikanët kryesorë shqiptarë janë në zënkë për atë nëse Beogradit duhet dhënë pjesën e dominuar serbe të veriut për çmimin e njohjes. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë diskutuar nën mbikëqyrjen e shefes së BE-së për diplomaci Federica Mogherini. Kryeministri Haradinaj i refuzon këto plane. Të gjitha janë ligësi të rrezikshme”, thotë ai. Kush ndez në Kosovë, në fushën historike të Manastireve ku sipas miteve serbe është djepi i historisë së kombit, atëherë rrezikon një zjarr që nuk mund të kontrollohet. Dhe megjithatë: Federica Mogherini dhe Këshilltari i Trumpit, John Bolton, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq- të gjithë këta po provojnë që veriun e Kosovës t’ia lënë Serbisë kurse pjesën e banuar me shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ia japin Kosovës. Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po angazhohet për këtë- mirëpo qëndron i vetmuar në vendin e tij me këtë përpjekje.