Breaking News

Erdogan: Çështjen e Golanit të pushtuar do ta çojmë në OKB

Presidenti i Turqisë pasi shprehu keqardhjen nga vendimi i presidentit amerikan për njohjen e rajonit Golan si pjesë të territorit të Izraelit në prag të fushatës elektorale të Beniamin Netanjahut tha se ky vendim i presidentit amerikan është marrë vetëm që kryeministri i regjimit sionist të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të Izraelit.

Presidenti turk përmendi dosjen e korrupsionit të kryeministrit të regjimit sionist dhe tha: Netanjahu deklaratën e Trump lidhur me lartësitë Golan po e përdor si pjesë të fushatës së tij elektorale me qëllim që të mbulojë aferat e tij korruptive. Konkurrenca mes imperializmit dhe sionizmit jo vetëm që është kërcënim për rajonin por është kërcënim për të gjithë botën, ka thënë në fjalën e tij presidenti Erdogan. Kreu i shtetit në Turqi tha se përfaqësuesi i Turqisë në OKB do të ndjekë çështjen e lartësive Golan në KS të OKB dhe shtoi se Rusia dhe BE me qëndrimet e tyre nuk do të lejojnë që vendimi i Amerikës për njohjen e Golanit të pushtuar si pjesë të Izraelit të zyrtarizohet.

Advertisements