Breaking News

Demokratët nuk pranojnë rezultatet e Mueller kërkojnë publikimin e të gjithë raportit

Demokratët nuk kanë pranuar rezultatin paraprak të hetimeve të Mueller mbi ndërhyrjen e Rusisë në procesin zgjedhor të Amerikës dhe kanë kërkuar publikimin e plotë të të gjithë raportit.

Hetimi nga Prokurori Special Robert Mueller ka treguar se stafi i zgjedhjeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump nuk bashkëpunoi me rusët gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Hetimi, i paraqitur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë sonte përpara Kongresit, tregon se as Trump e as bashkëpunëtorët e tij nuk bashkëpunuan me Rusinë, raporton AP. Përveç kësaj, hetimi i Mueller “është e pamjaftueshëm për të theksuar” pengimin e drejtësisë nga presidenti amerikan, tha ministri i Drejtësisë William Bar. Pas publikimit të letrës së prokurorit Barr, Trump reagoi përmes një postimi në Twitter, duke thënë: “Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë, nuk ka pasur pengim të drejtësisë, shfajësim total”. Për muaj me radhë zyrtarët rusë kanë mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, pavarësisht dhjetëra akuzave të ngritura nga ky ekip kundër 25 shtetasve rusë, kryesisht oficerë ushtarakë dhe agjentë, lidhur me rolin e tyre në ndërhyrjet e dyshuara gjatë fushatës presidenciale. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Shtëpia e Bardhë nuk e ka marrë raportin dhe se as nuk është informuar rreth tij. Është ende e panjohur nëse raporti Mueller do të sjellë shpagimin për Presidentin, ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij nga Kongresi.

Advertisements