Breaking News

Moska dhe Pekini sfidojnë fuqinë ushtarake amerikane

Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Joseph Dunford, tha të enjten se Rusia dhe Kina po sfidojnë fuqinë ushtarake amerikane.

Në një takim të komandantëve të lartë ushtarakë të organizuar nga Këshilli Atlantik, Joseph Dunford tha se “Kina dhe Rusia po përpiqen të krijojnë përparësi, nëse jo hegjemoni, në zonat përkatëse gjeografike në mënyrë që të forcojnë ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare “. “Nga ana ushtarake, Kina dhe Rusia po bëjnë atë që munden për të sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe për të tejkaluar aftësitë e Shteteve të Bashkuara”, tha gjenerali Dunford. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të SHBA-së ka parashikuar se në rast të vendosjes masive të forcave ushtarake të SHBA në Evropë për të mbështetur aleatët e NATO-s, ushtria ruse do të përpiqet të krijojë sfida të reja për Uashingtonin dhe aleatët e tij evropianë. Sipas gjeneralit Dunford, Moska dhe Pekini po përpiqen të dobësojnë NATO-n në Evropë dhe të dëmtojnë aleancat rajonale të SHBA në Paqësor, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet, Tailandën , Australinë dhe Zelandën e Re. Sa i përket Kinës, gjenerali Dunford foli për investimet e mëdha të Kinës në ndërtimin e transportuesve të avionëve dhe anijeve luftarake, modernizimin e forcave tokësore, prodhimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë të krahasueshëm ,me F-22 Raptor, dhe riorganizimin e strukturave të komandës dhe kontrollit të forcave të armatosura.

Advertisements