Breaking News

Presidenti austriak: Evropa të mos kërcejë sipas avazit të Trump për Iranin

Austria ka denoncuar tërheqjen e Presidentit të SHBA Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe kërcënimet e tij për sanksione kundër kompanive që bëjnë biznes me Teheranin, duke thënë se vendet europiane nuk duhet të kërcejnë sipas avazit të Trump.

Në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt të hënën, presidenti austriak Alexander Van der Bellen i bëri thirrje Evropës të veprojë në mënyrë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara lidhur me politikën e saj ndaj Iranit. Ai gjithashtu u ankua se presioni i Trump ndaj kompanive evropiane për të shkurtuar tregtinë me Iranin ka shkuar “shumë larg”. Trump “është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit, të cilën Uashingtoni e kishte negociuar dhe koordinuar për vite me radhë, pa arsye dhe më pas i ndaloi kompanitë evropiane të bëjnë biznes me Iranin, duke i kërcënuar me sanksione të rënda”, tha ai duke shtuar: “Unë mendoj se kjo shkon shumë larg. Evropianët nuk kanë pse të kërcejnë kur Trump fërshëllen. Kjo vlen edhe për pikat e tjera të mosmarrëveshjeve”.

Advertisements