Breaking News

Kasemi: Sionistët e kanë bërë rutinë nxjerrjen e akuzave dhe gënjeshtrave kundër Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve të regjimit sionist për hakimin e telefonave celularë të autoriteteve të këtij regjimi nga ana e Iranit, pasi hodhi poshtë këto pretendime tha: Sionistë e kanë bërë rutinë nxjerrjen e akuzave dhe gënjeshtrave kundër Iranit.

Behram Kasemi tha se sionistët dhe amerikanët po mundohen të përdorin çdo armiqësi, urrejtje dhe iranofobi për të ushtruar sa më shumë presione kundër Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi se Izraeli dhe Amerika përveç mashtrimeve dhe gënjeshtrave mundohen të përdorin mjete propagandistike për ta lidhur çdo ngjarje të hidhur dhe të padëshiruar në botë me iranian. Behram Kasemi ndër të tjera tha se Irani në fushën e teknologjisë ka talente të shumta por potencialet dhe kapacitetet e tyre përdoren vetëm për plotësimin e nevojave të brendshme dhe për ngritjen e nivelit shkencor dhe uljen e varësisë teknologjike dhe shkencore të Iranit tek të tjerët. Behram Kasemi gjithashtu mohoi lajmet për gjoja hakimin e sistemeve elektronike të parlamentit të Australisë nga ana e Iranit dhe tha se kjo është një tjetër gënjeshtër propagandistike me qëllim luftën psikologjike kundër Iranit. Një kompani hulumtuese amerikane ka pretenduar se hakerët me bazë në Iran kanë hakuar sistemet elektronike të parlamentit të Australisë. Amerika dhe regjimi Sionist me çdo lloj preteksti mundohen të ushtrojnë presione ndaj Iranit.

Advertisements