Breaking News

Trump dhe përhapja e racizmit në shoqëritë perëndimore

Vitet e fundit në vendet perëndimore janë shtuar shumë prirjet raciste dhe janë përhapur shumë rrymat e ekstremit të djathtë. Këto fenomene janë zgjeruar edhe më shumë pas krizës së emigrantëve dhe dyndjes së mijëra prej tyre kryesisht myslimanë në vendet perëndimorë.

Grupet dhe partitë e ekstremit të djathtë në perëndim sidomos ato në Evropë, Amerikë dhe Oqeani kërkojnë dëbimin e emigrantëve nga vendet e tyre dhe me qëndrime e mbajtura ndaj emigrantëve janë bërë shkak për inkurajimin e dhunës ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve. Vite te fundit sulmet ndaj emigrantëve në perëndim janë shtuar shumë dhe herë pas here jepen lajme për sulme me armë zjarri dhe vrasjen e njerëzve për shkak të racizmit dhe rrymave të ekstremit të djathtë. Për momentin është duke u përhapur fenomeni i njohur me emrin terrorizmi i ekstremit të djathtë. Shembull i këtij fenomeni është krimi i kryer në Zelandën e Re. Për shkak të sulmit terrorist i kryer nga elementë me prirje ekstreme të rrymave djathtiste, numri i viktimave në sulmet terroriste ndaj dy xhamive në Zelandën e Re ka shkuar në 49, bilanc që pritet të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve. Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë në arrati. Sulmin vetë agresorët e kanë shfaqur në internet. Një prej të prangosurve është shtetas Australian. Kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi këtë individ si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë. Burime policore pohuan se janë gjetur edhe në numër eksplozivash të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë. Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht. Policë të armatosur janë parë të rrethojnë dhe një gjimnaz të qytetit. Raportet ne media tregojnë se ekstremisti Australian kishte lënë shënime ku shpjegonte qëllimet e tij e parashtronte ideologjinë e vet anti-emigracionit. Islamofobia dhe rrymat e ekstremit të djathtë janë shtuar akoma më shumë që nga ardhja në pushtet të Donald Trump presidentit të SHBA dhe deklaratave të tij shpeshherë kundër emigracionit dhe raciste. Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Evropë për çdo ditë po merr dimensione të reja. Në Evropë po vërehen forma të reja të terrorizmit ndaj myslimanëve, mirëpo qeveritë dhe mediat evropiane nuk kanë as motiv dhe as vullnet për të folur rreth këtyre krimeve, thuajse nuk u vjen edhe shumë keq për këto veprime terroriste kundër myslimanëve. Sulmet terroriste dhe raciste kundër myslimanëve duke ndjekur metodat e grupit takfirist dhe terrorist ISIS dhe nëpërmjet veprimeve terroriste më të ndryshme nga këto grupe, janë duke u zgjeruar për çdo ditë e më tepër në vende të ndryshme evropiane. Racistët e Britanisë së Madhe në sulmet terroriste kundër myslimanëve në Evropë, janë pionierë. Sulmi i parë kundër komunitetit myslimanë në Evropë me makinë, është kryer në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, sulmi kundër femrave të mbuluara myslimane për ta hequr shaminë ose hixhabin e tyre dhe sulmet me armë të ftohta, janë veprime raciste të grupeve ekstremiste dhe raciste të cilat janë shtuar në masë të madhe gjatë disa muajve të kaluar. Një formë tjetër e re e veprimeve terroriste të ekstremistëve djathtistë në Evropë që është duke u përhapur kundër myslimanëve, është hedhja e acidit. Hedhja e acidit është prej veprimeve çnjerëzore që kryhet në vende të ndryshme me forma të ndryshme, mirëpo përdorimi i kësaj metode nga djathtistët ekstremistë dhe racistë kundër myslimanëve, është një fenomen i ri.

Advertisements