Breaking News

LSDM: Siljanovska hesht për tentim vrasjet e 27 prillit

Nëpërmjet një kumtese nga LSDM thuhet se “kandidatja e Mickoskit, Gordana Siljovska nuk është e sinqertë para qytetarëve, hesht për tentim vrasjet e 27 prillit”.

“Nga njëra anë Siljanovska jep deklarata politike dhe nuk tha asnjë fjalë kundër dhunës, nuk tha asgjë për tentimet për linç, për organizatorët e këtyre ngjarjeve të përgjakshme, për sulmin ndaj demokracisë”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, Heshtja e demaskon Siljanovskën dhe se ajo nuk turpërohet që është e mbështetur nga struktura politike që ka duar të përgjakta.

“Nuk është e ndershme, nuk është e drejtë të mbrohet dhuna, asnjëherë të mos gjykohet organizatori i hyrjes së dhunshme në Kuvend”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/