Breaking News

Dronët iranianë mësyjnë Gjirin Persik

Irani organizoi të enjten në Gjirin Persik një manovër të madhe të dronëve luftarakë të forcës hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik, manovër e quajtur “Drejt Kudsit të Shenjtë-1”.

Kjo është hera e parë në botë që kaq shumë dronë luftarakë fluturojnë në qiell në mënyrë të sinkronizuar, duke udhëtuar në një distancë prej 1.000 kilometrash në objektiva të paracaktuara që janë shkatërruar të gjithë me sukses. Gjeneral Husein Selami, Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, vlerësoi demonstrimin e forcës ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit duke shtuar: “Sanksionet kanë pasur rezultate, por përkundër shpresave të SHBA dhe keqdashësve të popullit tonë, ne kemi dëshmuar fluturimin e sinkronizuar të dhjetëra dronëve iranianë RQ-170 në një manovër të paparë.” Ndërkohë,  gjeneral Amir Ali Haxhizade, Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit duke theksuar se në këtë manovër kanë marrë pjesë mbi 50 dronë iranianë të modelit RQ-170 Sentinel, shtoi: “Në këtë manovër, dronët njëkohësisht kanë marrë pjesë në operacionet sulmuese-luftarake duke sulmuar dhe goditur objektivat e caktuara nga një distancë mbi 1000 km dhe kanë treguar një precizion të lartë”. Gjeneral Haxhizade deklaroi: “Forcat ajrore të Gardës Revolucionare kanë në dispozicion flotën më të madhe të dronëve bombardues dhe luftarakë në rajon dhe e gjithë teknologjia e zhvillimit të këtyre dronëve është vendore dhe e instaluar në qendrat hulumtuese të forcave ajrore të Gardës Revolucionare në të cilat projektohen dhe prodhohen këta dronë”.

Advertisements