Breaking News

Ruhani: Kombi iranian dhe ai irakian nga aspekti kulturor dhe fetar janë plotësisht të bashkuar

Në një takim me elitën shkencore, nomadët dhe liderët fetarë në Qerbela të Irakut, presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se kombi iranian dhe ai irakian për nga kultura dhe bindjet fetare janë krejtësisht të bashkuar dhe asnjë fuqi nuk mund ta ndajë këtë ummet të bashkuar.

Sipas një njoftimi të presidencës iraniane, Hasan Ruhani dje u takua me banorët e qytetit Qerbela ku tha se nomadët dhe i gjithë populli irakian është mikpritës i madh i pelegrinëve sidomos ata të ceremonisë së Arbainit të imam Huseinit (as) dhe shtoi se populli irakian sidomos ai në Qerbela në ditën e Arbanit bën një mikpritje të sinqertë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje se iranianët, territorin e Qerbelasë e konsiderojnë tokën e Xhihadit, martirizimit, sakrificës dhe flijimit. Dje presidenti i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të vizitës së tij në Irak është pritur nga prefektura e Qerbelasë dhe kryekonsulli iranian në këtë qytet. Ai me tu futur në Qerbela ka vizituar mauzoleun e imam Huseinit(as), imamit të tretë të shiitëve të botës, mauzoleun e hazretit Abul’fazel Abas (as) vëllait të imam Huseinit (as). Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani prej ditës së hënë ndodhet për një vizitë në Irak në krye të një delegacioni të lartë ekonomik dhe politik. Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Irak ai u takua me Berham Saleh president dhe Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut si dhe me Muhamed Halbusi kryetar i parlamenti të Irakut.

Advertisements