Breaking News

Merkel dëshiron aeroplanmbajtësen evropiane

Gjermania dhe Franca tashmë po ndërtojnë një avion të përbashkët dhe një sistem luftimi, duke ftuar shtetet e tjera evropiane për t’u bashkuar në këto projekte, pasi Angela Merkel dhe Emmanuel Macron po shtyjnë përpara idenë e krijimit të një ushtrie pan-evropiane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur një ide të ngritur kohët e fundit nga pasardhësja e saj si udhëheqëse e Bashkimit Kristian Demokratik, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila propozoi krijimin e një aeroplanmbajtëse evropiane në një fjalim që përshkruante vizionin e saj për të ardhmen e Evropës. “Hapi tjetër mund të jetë fillimi i projektit simbolik të ndërtimit të një aeroplanmbajtëse të përbashkët evropiane për të shprehur rolin global të BE-së si një fuqi që garanton siguri dhe paqe”, tha Kramp-Karrenbauer. Kryetarja aktuale e qeverisë gjermane tha se “është e drejtë dhe e mirë që ne kemi pajisje të tilla në anën evropiane dhe jam e lumtur të punoj në këtë drejtim”. Megjithatë, Merkel gjithashtu shtoi se BE “duhet të bëjë gjëra të tjera si prioritet”.

Advertisements