Breaking News

El Manitor: Administrata e Trump shpreson në MEK!

Një media amerikane ka raportuar se administrata e Amerikës në kuadër të politikave anti-iraniane të saj, llogarit në masë të madhe në grupin terrorist MEK.

Media amerikane “El Monitor” ka raportuar se administrata e Amerikës përkundër të kaluarës, grupin terrorist MEK (Muxhahedine Khalk) e konsideron një prej opsioneve për zëvendësimin e sistemit shtetëror aktual në Iran.

Grupi terrorist MEK i cili në vitin 2012, pas lobimeve të gjera u hoq nga lista e DASH për organizatat e huaja terroriste, sipas pohimeve të sondazheve të administratës së Amerikës, ky grup nuk gëzon kurrfarë mbështetje dhe reputacioni në shoqërinë e Iranit. Terroristët e MEK gjatë luftës imponuese të Irakut kundër Iranit, kanë mbështetur agresionin ushtarak të Sadam Husejnit dhe kanë bashkëpunuar me ish-regjimin Bath të Irakut në këtë luftë.

Faqja informative e “El Monitor” në internet në raportin e saj ka shkruar se administrata e Donald Trump, presidentit të Amerikës, aktualisht nuk e hedh poshtë këtë çështje se grupin terrorist MEK po e shikon si opsion për zëvendësimin e sistemit shtetëror aktual në Iran!

Funksionarët e qeverisë së Donald Trump si John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dhe Rudi Giuliani, avokati personal, i Donald Trump, kanë marrë me dhjetëra mijëra dollarë nga grupi terrorist MEK vetëm për të marrë pjesë në tubimet e këtij grupi dhe për të mbajtur fjalime në ato tubime.

Departamenti Amerikan i Shtetit në qëndrimet e mëparshme të tij, kishte deklaruar se nuk po shikon grupin MEK si opsion për zëvendësimin e sistemit politik aktual në Iran. El Monitor thotë se administrata e Trump para samitit të Varshavës i cili u zhvillua në muajin e kaluar, e ka ndryshuar këtë politikë.

Një zëdhënës i DASH në muajin shtator në një prononcim për agjencinë DW në gjuhën persiane, deklaroi: “Në kemi thënë edhe në të kaluarën dhe po themi edhe tani se grupi Muxhahedine Khalk nuk kanë kurrfarë pozite në mesin e popullit iranian”.

El Monitor ka shkruar: “Pavarësisht kësaj, një zëdhënës i DASH në një intervistë të re nuk ka hedhur poshtë këtë çështje se Uashingtoni grupin terrorist MEK (Muxhahedine Khalk) po e shikon pjesë të opsioneve të pranueshme për ta sunduar Iranin”.

Ky zëdhënës që nuk është zbuluar emri i tij, ka thënë: “Ne mbështesim popullin e Iranit. Kemi pasur shumë raste për të bashkëpunuar me një sferë të gjerë të diasporës iraniane në mënyrë që të dëgjojmë mendimet e tyre në lidhje me të ardhmen e Iranit”.

Ky zëdhënës ka pretenduar: “Ashtu siç ka deklaruar presidenti Trump në intervistë, SHBA dëshiron të shikojë një të ardhme të lirë dhe me plotë mirëqenie për popullin e Iranit. Ne nuk mbështesim kurrfarë grupi të veçantë të opozitarëve iranianë, por mbështesim popullin iranian që po bënë përpjekje për të fituar lirinë!!!”.

Grupi terrorist MEK sipas pohimeve të qendrave hulumtuese perëndimore, ka përdorur dhe përdor metoda çnjerëzore siç ndarjen e familjeve, shkurorëzimin e detyruar, punën e detyruar, kontrollin seksual dhe shfrytëzimi i teknikave për krijimin e frikës, për anëtarësim dhe shpëlarje të trurit të anëtarëve të vet.

Përveç metodës enigmatike dhe sektariste që ndjek, grupi terrorist MEK për shkak të mbështetjes ndaj ish-regjimit Ba’th në agresionin ushtarak kundër Iranit si dhe për shkak të veprimeve dhe sulmeve terroriste që ka kryer në Iran duke vrarë dhe gjakosur me mijëra qytetarë të pafajshëm, konsiderohet një prej grupeve më të urryera në mesin e shtresave të ndryshme të shoqërisë së Iranit.

El Monitor gjithashtu ka shkruar se në janar të vitit të kaluar, grupi terrorist MEK për të lobuar në administratën e Amerikës, ka marrë në shërbim Robert Jozef, ish-funksionar i DASH për çështjen e kontrollit të armatimeve me një pagë mujore 15000 dollarë.

Advertisements