Breaking News

Zaev pas takimit me Mickoskin: Unë e mbështes Janevën, PSP-në dhe ekipin e tërë atje

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur në lidhje me takimin me shefin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

“Unë besoj tek Katica Janeva, tek PSP-ja dhe gjithë ekipin e saj. Ne jemi dukek folur për një institucion që dha shpresë në vend. Ne me ligjin e ri e mbështesim PSP-në. Në princip ne do të tentojmë që të kemi konsesus për këtë pyetje” tha Zaev pas takimit.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mirën e vendit. Më vjen mirë që Mickoski ishte shumë konstruktiv për tema të ndryshme në vend, dhe një ndër to edhe për Prokurorinë Special Publike. Unë besoj se do të sigurojmë shumicë të dyfishtë për ligjin për PSP-në dhe shumë ligje tjera që ndihmojnë vendin të shkojë para” tha Zaev mes tjerash.

Zaev siguroi se nuk u fol për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kështu, vërtetoj se ngelet që të ketë zgjedhje në vitin 2020.

Përndryshe, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se do të krijohen grupe për ligje dhe PSP-në. 

Advertisements