Breaking News

Ruhani: Marrëdhëniet Iran-Irak nuk mund të krahasohen me asnjë vend tjetër

Përpara nisjes së tij për në Irak, presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi përmendi vizitën e fshehtë të presidentit amerikan në Irak tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut nuk mund të krahasohen me një vend pushtues si Amerika.

Hasan Ruhani, përpara nisjes për në Irak, në një prononcim për shtyp vuri në dukje se Amerika në rajon është e urryer dhe shtoi: Bombat e lëshuara nga Amerika mbi kokat e popujve të Irakut, Sirisë dhe vendeve të tjera të rajonit nuk do të harrohen kurrë. Presidenti Ruhani tha se vëllazëria e treguar nga Irani ndaj vendeve të tjera të rajonit mes tyre Iraku do të mbetet në kujtesë dhe shpresoi se vizita e tij në Irak do të jetë në interes të kombit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Takimet me presidentin dhe deputetë të parlamentit të Irakut, fjalimi në simpoziumin tregtar të biznesit shtetëror dhe privat të Iranit dhe Irakut dhe takimi me funksionarët e tjerë të lartë të Irakut si dhe me elitën shkencore, grupet politike dhe sociale në Irak janë pjesë e programit të vizitës treditore të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Irak. Gjatë qëndrimit në Irak presidenti Hasan Ruhani pritet të takohet edhe me Ajetollah El Ozma Sistani një prej klerikëve të shquar shiit të Irakut. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të ftesës së presidentit të Irakut sot në krye të një delegacioni të lartë politiko-ekonomik është nisur për në Irak.

Advertisements