Breaking News

Pelosi paralajmëron Trump për murin ndarës

Liderja e demokratëve në Kongres me anë të një deklarate ka paralajmëruar mbi veprimet e presidentit amerikan për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën gjë e cila do tu shkaktojë milion dollarë dëme qytetarëve amerikanë.

Nancy Pelosi pas një takimi me Chuck Schumer kryetar i pakicës së demokratëve në Senat ka thënë se kërkesa e re e presidentit amerikan për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën do tu shkaktojë qytetarëve amerikanë me miliona dollarë dëme. Kongresi nuk ka miratuar fondin e kërkuar nga presidenti për ndërtimin e murit ndarës dhe më në fund ai është detyruar të tërhiqet duke pranuar dështimin, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Nancy Pelosi. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar një fond prej 7.6 miliard dollarësh për ndërtimin e murit ndarës në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës. Mosmarrëveshjet e Trump me Kongresit mbi këtë fond çoi në mbylljen e aktivitetit të qeverisë amerikane për 35 ditë më radhë.

Advertisements