Breaking News

Asad: Bllokada ekonomike është një formë e re e luftës anti-siriane

Presidenti sirian tha se lufta kundër Sirisë ka marrë një formë të re në kuadrin e bllokadës dhe luftës ekonomike.

Siç njofton agjencia siriane e lajmeve SANA, gjatë një takimi me zv/ministrin e Jashtëm kinez, Chen Xiaodong, Presidenti sirian diskutoi zhvillimet e fundit politike si dhe çështjet që lidhen me krizën siriane. Ai falënderoi Kinën për mbështetjen e saj për Damaskun në luftën kundër terrorizmit, si dhe për mbështetjen e saj politike dhe ushtarake. Bashar Asad shtoi: “Instrumentet politike ndërkombëtare kanë ndryshuar dhe mosmarrëveshjet që deri tashmë janë zgjidhur përmes dialogut, po synohet të zgjidhen me mjete të reja, duke përfshirë sanksionet, bllokadën ekonomike dhe terrorizmin”. Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës falënderoi popullin dhe qeverinë siriane për luftën pa kompromis kundër terrorizmit. Për të treguar vendosmërinë e angazhimit të tij ndaj qeverisë legjitime të Bashar Asad, Pekini ka nënshkruar një kontratë me Sirinë për dhënien e fondeve të ndihmës. Kjo ndihmë do t’i hapë Kinës dyert e tregut të rindërtimit të Sirisë.

Advertisements