Breaking News

Heqja e sanksioneve, pjesë thelbësore e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore njoftoi të mërkurën në fund të takimit të tij të njëmbëdhjetë në Vjenë se heqja e sanksioneve, që lejon normalizimin e tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike me Iranin, është një pjesë jetike e kësaj marrëveshje.

Anëtarët e Komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në këtë deklaratë theksuan angazhimin e tyre për zbatimin e plotë dhe efektiv në të gjithë sektorët të kësaj marrëveshje. Ata theksuan se zbatimi i marrëveshjes bërthamore është element kyç i kornizën globale të mos-përhapjes dhe konsiderohet një arritje e madhe në diplomacinë multilaterale, e cila u miratua nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2231. Në këtë deklaratë thuhet se anëtarët e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të vazhdojnë të mbështesin projektin për modernizimin e reaktorit të kërkimit Arak si pjesë e planit për ta kthyer objektin Fordo në një strukturë bërthamore, fizike dhe teknologjike. Gjithashtu, anëtarët, duke pasur parasysh urgjencën dhe domosdoshmërinë e gjetjes së rezultateve të prekshme, regjistruan Instax-in si një mekanizëm të veçantë për vendosjen e marrëdhënieve financiare efektive, si dhe përcaktimin e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si aksionarët kryesor për të lehtësuar tregtinë e ligjshme me Iranin në përputhje me rregullat. Takimi i njëmbëdhjetë i Komisionit të Përbashkët për Drejtorët Politik dhe Zëvendës Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Grupit 4+1 (Gjermania, Anglia, Franca, Rusia dhe Kina) të udhëhequr nga Helga Schmid, u mbajt të mërkurën në Hotel Koburg në Vjenë. Opozita në Gjermani ka kritikuar Berlinin për moszbatimin e sistemit financiar INSTEX për të anashkaluar sanksionet e SHBA kundër Teheranit. Opozita në parlamentin gjerman ka shprehur pakënaqësi me ritmin e ngadaltë të formimit të një sistemi financiar evropian për tregtinë me Iranin në mënyrë që të anashkalojë sanksionet amerikane kundër vendit, njofton gazeta gjemrane Handelsbalt. Qeveria gjermane, së bashku me Francën dhe Britaninë, ranë dakord të krijojnë një sistem financiar të pavarur evropian për tregtinë me Iranin në fund të janarit. Ambasadori amerikan në BE kishte kërcënuar të gjitha ato kompani që do të shfrytëzojnë mekanizmin e shkëmbimeve financiare me Iranin INSTEX. Gordon Sondland ka paralajmëruar se kompanitë që do të përdorin mekanizmin INSTEX do të sanksionohen nga ana e Amerikës. Ai theksoi se të tilla kompani do të përballen me pasoja të rënda siç është ndalimi i tregtisë së tyre në Amerikë. Evropa ka shpallur zyrtarisht hapjen e punës së mekanizmit INSTEX për tregti me Iranin. Përfaqësuesi i përhershëm i Australisë dhe Shefi i Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Brendon Hammer tha të martën se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë marrëveshjen bërthamore të Iranit. Duke theksuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe duke theksuar se Irani ka përmbushur angazhimin e tij në bazë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), ai tha se kjo është shumë e rëndësishme. Më parë, ministri i jashtëm i Australisë, Marise Payne njoftoi se vendi i tij do të distancohet nga politikat anti-iraniane të Presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se Australia do të mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe fuqive të mëdha botërore në vitin 2015 dhe ka shtuar se nuk do të tërhiqet nga ky qëndrim përderisa Irani vazhdon të punojë në përputhje me këtë marrëveshje.

Advertisements