Breaking News

Opozita gjermane kritikon ashpër moszbatimin e INSTEX

Opozita në Gjermani ka kritikuar Berlinin për moszbatimin e sistemit financiar INSTEX për të anashkaluar sanksionet e SHBA kundër Teheranit.

Opozita në parlamentin gjerman ka shprehur pakënaqësi me ritmin e ngadaltë të formimit të një sistemi financiar evropian për tregtinë me Iranin në mënyrë që të anashkalojë sanksionet amerikane kundër vendit, njofton gazeta gjerame Handelsbalt. Qeveria gjermane, së bashku me Francën dhe Britaninë, ranë dakord të krijojnë një sistem financiar të pavarur evropian për tregtinë me Iranin në fund të janarit. Ambasadori amerikan në BE kishte kërcënuar të gjitha ato kompani që do të shfrytëzojnë mekanizmin e shkëmbimeve financiare me Iranin INSTEX. Gordon Sondland ka paralajmëruar se kompanitë që do të përdorin mekanizmin INSTEX do të sanksionohen nga ana e Amerikës. Ai theksoi se të tilla kompani do të përballen me pasoja të rënda siç është ndalimi i tregtisë së tyre në Amerikë. Evropa ka shpallur zyrtarisht hapjen e punës së mekanizmit INSTEX për tregti me Iranin.

Advertisements