Breaking News

Australia vazhdon mbështetjen e marrëveshjes bërthamore

Përfaqësuesi i përhershëm i Australisë dhe Shefi i Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Brendon Hammer tha të martën se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Duke theksuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe duke theksuar se Irani ka përmbushur angazhimin e tij në bazë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), ai tha se kjo është shumë e rëndësishme. Më parë, ministri i jashtëm i Australisë, Marise Payne njoftoi se vendi i tij do të distancohet nga politikat anti-iraniane të Presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se Australia do të mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe fuqive të mëdha botërore në vitin 2015 dhe ka shtuar se nuk do të tërhiqet nga ky qëndrim përderisa Irani vazhdon të punojë në përputhje me këtë marrëveshje.