Breaking News

Zgjerohen hetimet mbi presidentin Donald Trump

Ligjvënës demokratë me peshë, premtuar të dielën se do të intensifikojnë hetimet për Presidentin Donald Trump dhe për lidhjet e tij me Rusinë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Kreu i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler i tha televizionit ABC se të hënën, komisioni që ai drejton do të bëjë kërkesa për dokumente nga 60 veta “për të filluar hetimet për të paraqitur para popullit amerikan një çështje për pengim të drejtësisë, korrupsion dhe abuzim me pushtetin”. Ai tha se kërkesat do t’u dërgohen zyrtarëve në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Drejtësisë, si edhe djalit të madh të presidentit, Donald Trump Jr., dhe Allen Weisselbergut, shefi ekzekutiv i financave i Organizatës Trump. Zoti Nadler tha se besoj se presidenti ka penguar drejtësinë gjatë dy viteve në detyrë. Ai tha se ish-avokati personal i zotit Trump, Michael Cohen, në dëshminë e tij të detajuar publike në Kongres “e implikoi direkt presidentin në disa krime, si gjatë kohës së fushatës ashtu edhe kur u bë president”. “Ende nuk i kemi në dorë faktet, por do të fillojmë hetime të mirëfillta”, tha zoti Nadler. Zoti Cohen, që e quajti Presidentin Trump “racist, mashtrues dhe gënjeshtar”, i tregoi një komisioni të Kongresit dy çeqe për 35 mijë dollarë, një i nënshkruar nga presidenti dhe tjetri nga i biri i tij dhe zoti Ëeisselberg, drejtuar avokatit Cohen, pjesërisht për të shlyer 130 mijë dollarë që ai i kishte paguar pak para zgjedhjeve të vitit 2016 aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels që ajo të mos fliste lidhur me një marrëdhënie që ajo thotë se kishte pasur me zotin Trump, para më shumë se një dekade.

Advertisements