Breaking News

Vulin kërcënon Haradinajn: Mos ia mësyj veriut me ushtri, do të ndjekim

Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë kanë reaguar me kërcënime luftënxitëse ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të shtunën ka thënë se “kush i prek kufijtë e Kosovës, do të na gjejë kufi”.

Ministri serb Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekja e tij eventuale për të hyrë me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë pa sukses dhe me ikje kaotike. Ky kërcënim i Vulinit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili duke iu përgjigjur spekulimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se kinse Prishtina po përgatitet një sulm veri të Kosovës, ka thënë se “… nuk e sulmojmë as veriun as jugun e vendit tonë. Por kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë duhet ta dijë secili”. Ndërsa, ministri serb i Mbrojtjes, ka thënë se “Haradinaj e di se Vuçiqi nuk i frikësohet, sikurse e di se çdo përpjekje e hyrjes me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë me ikje kaotike”. Siç thuhet në  deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën e citojnë mediat serbe, Vulin ka thënë se “Haradinaj po bën gjithçka për të nxitur konflikte, për të cilat do të fajësonte Serbinë dhe do të sillte fëmijët e të tjerëve të vdesin për të qëllimet e tij”.“Serbia më  nuk është as dobët, as nuk është e vetme, siç ishte atëherë. Qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë. Ushtria serbe është e sigurt dhe e gatshme për të përmbushur çdo urdhër të Komandantit Suprem dhe të mbrojë paqen dhe sigurinë”, ka thënë Vulin. Edhe zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviq, ka  deklaruar se nuk frikësohen nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës dhe se “çdo ndërhyrje e ushtrisë së Kosovës në veri do të marr përgjigjen e duhur nga Serbia”. Ndryshe, kohët e fundit janë shpeshtuar deklaratat luftënxitëse të zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, ku përmendet konflikti dhe ndërhyrja ushtarake në Kosovë.