Breaking News

Rusia do të parandalojë ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë

Një zyrtare ruse deklaroi se Moska do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar ndërhyrjen e mundshme ushtarake në Venezuelë nga Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni nuk ka përjashtuar mundësinë për sulme ushtarake për të përmbysur qeverinë e zgjedhur të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Valentina Matvienko, kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, e bëri deklaratën në një takim me nënpresidentin e Venezuelës, Delice Rodriguez, të dielën në Moskë. “Ne jemi shumë të shqetësuar se SHBA mund të kryejnë çdo provokim për të derdhur gjak, për të gjetur një shkak dhe arsye për një ndërhyrje në Venezuelë”, tha Matvienko duke theksuar se Moska do të bëjë gjithçka për të mos e lejuar këtë. Matvienko u bëri jehonë deklaratave të mëparshme të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, se vendet e huaja po shkelin ligjin ndërkombëtar duke njohur Guaidon si “president të përkohshëm” të Venezuelës. Rodriguez, nga ana e saj, e quajti mbështetjen amerikane të Guaidon dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Venezuelës një “kërcënim i madh” me të cilin përballet vendi i saj, por tha se kjo ndërhyrje kishte krijuar njëkohësisht një “mundësi të madhe” për Venezuelën për të forcuar lidhjet e miqësisë, bashkëpunimit dhe unitetit me botën e lirë “.

Advertisements