Breaking News

Kasemi: Siguria e Evropës i dedikohet përpjekjeve të Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se qeveritë evropiane dhe shërbimet e tyre të sigurisë, e dinë shumë mirë se siguria e Evropës sot i dedikohet përpjekjeve të Iranit në luftën kundër terrorizmit.

Zëdhënësi Behram Kasemi përmendi dhunën dhe trazirat në rrugët e Parisit dhe qytete të tjera të Evropës dhe shtoi se përballja e Iranit me terrorizmin në rajon ka qenë serioze dhe aq e madhe saqë sot shumë zona të Sirisë dhe të Irakut janë pastruar nga prania e terroristëve mirëpo për shkatërrimin e plotë tyre duhet vullnet serioz dhe angazhim botëror. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se terroristët në Evropë janë trajnuar nga qendra të caktuara dhe me ndihmat financiare që u janë vënë në dispozicion atyre, ata kanë shkaktuar tmerr dhe frikë në Evropë. Behram Kasemi pasi theksoi përballjen me grupet terroriste shtoi se vendet evropiane mbajnë politika të dyanshme lidhur me terrorizmin. Behram Kasemi sa i përket lajmit të mediave australiane mbi vizitën e papritur të John Bolton në Kambera për të krijuar një bashkësi kundër Iranit tha se ky veprim i Bolton është diçka normale që përsëritet gjithmonë. John Bolton me të vërtetë vuan nga sëmundja e të qenit anti-iranian dhe për këtë ai ka nevojë të kurohet, tha në fjalën e tij Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.

Advertisements