Breaking News

Veseli: BE po tregohet e padrejtë me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët ka diskutuar agjendën evropiane të Kosovës.

Pas takimit, Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë në raport me Kosovën. “BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’iu mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Shengen”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook. Kryeparlamentari Veseli, ka thënë edhe se sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij, duhet të rezultojë me njohje reciproke. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak se autoritetet serbe, kanë refuzuar vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë dhe Bosnjës. Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Advertisements