Breaking News

Ushtria ruse pajiset me S 500

Kreu i Akademisë Ruse të Mbrojtjes së Hapësirës ajrore njoftoi se ushtria ruse këtë vit (2019) do të pajiset me sistemin e mbrojtjes raketore S 500.

Gjeneral Vladimir Liaporov të premten i ka thënë gazetës Krasnaia Zvezda, që është organ i Ministrisë ruse të mbrojtjes se, trajnimi i grupit të parë të ekuipazhit do të përfundojë brenda pak muajsh. Kryetari i Akademisë Ruse të Mbrojtjes Ajrore tha gjithashtu se raketa e re raketore S 350 ose Vitesse do t’i dorëzohet ushtrisë ruse në vitin 2019. Më parë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se ushtria e Rusisë do të pajiset me S 500 në vitin 2020. Ditë më parë, kompania Kallashnikov e Rusisë ka prezantuar dronin e saj shpërthyes të quajtur Kub Bella. Droni më i ri i prodhuar nga Rusia është prezantuar në ekspozitën e produkteve ushtarake të Dubait “ IDEX-2019”

Advertisements