Breaking News

Donald Trump i premton Turqisë tërheqjen e trupave në verë

Në takimin e dytë të grupeve të punës së Amerikës dhe Turqisë, Uashingtoni ka premtuar se trupat e tij nga Siria do t’i tërheqë në verë të këtij viti.

Takimi i dytë i grupeve të punës së Turqisë dhe Amerikës është përqendruar në çështjen e tërheqjes së trupave amerikane në Siri. Ky takim është mbajtur në Ankara të Turqisë. Një prej diplomatëve turq në kushte anonimiteti ka thënë se pala amerikane është treguar e interesuar për të tërhequr trupat e saj nga sirian në verë të këtij viti. Sipas gazetës Daily Sabah, në takimin e grupeve të punës së Amerikës dhe Turqisë është diskutuar për tërheqjen e trupave amerikane nga Manbixhi dhe nga zonat lindore të lumit Eufrat. Për momentin Amerika ka 2 mijë trupa ushtarake në Siri dhe kohët e fundit Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se në këtë vend do të mbajë vetëm 400 foca ustharake. Baza ku ndodhen trupat amerikane është al-Tanef dhe ndodhet në kufirin mes Irakut dhe Jordanisë.

Advertisements