Breaking News

Rusia: Veprimi i SHBA me daljen nga marrëveshja bërthamore synon shpërblesën ekonomike

Një përfaqësues i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare të bazuara në Vjenë të martën dënoi me forcë veprimin e SHBA për të ushtruar presion mbi vendet evropiane për tu larguar nga marrëveshja bërthamore dhe e përshkroi atë si “shantazh ekonomik”.

Mikhail Oliyanov deklaroi se amerikanët nuk mund të pengojnë aderimin e vendeve të tjera në detyrimet e tyre ekonomike sipas marrëveshjes bërthamorë që është e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Oliyanov shtoi se ky veprim i SHBA është i paligjshëm, i padrejtë dhe plotësisht arbitrar. Shtetet e Bashkuara që nga ditët e para të zbatimit të marrëveshjes bërthamore (më 16 janar 2016), kanë nisur sabotimet në zbatimin e saj dhe përpjekjet për të reduktuar përfitimet ekonomike të Iranit. Me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara, këto sabotime u intensifikuan dhe ai kërcënoi vazhdimisht se do ta tërhiqte vendin nga marrëveshja bërthamore. Trump përfundimisht më 8 maj 2018, duke shkelur angazhimet ndërkombëtare të Uashingtonit, mori vendim për t’i dhënë fund marrëveshjes ndërkombëtare me tërheqjen e Amerikës dhe për të rivendosur sanksione bërthamore kundër Teheranit. Ky veprim shkelës është përballur me kritika të gjera të botës, veçanërisht nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes bërthamore.