Breaking News

Mbahet në Bagdad takimi i sigurisë Iran-Irak

Zv/ministri i mbrojtjes i RII dhe shefi i shtabit të ushtrisë irakiane kanë zhvilluar një takim ku kanë diskutuar në lidhje me mënyrat e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjeneral Kasem Taghizadeh, zëvendësministri i mbrojtjes i Iranit, në një takim me gjeneral major Osman al-Ghanemi, shef i shtabit të ushtrisë irakiane në Bagdad, njoftoi gatishmërinë e Teheranit për të bashkëpunuar me forcat e armatosura të Irakut në luftën kundër terrorizmit. Zv/ministri i mbrojtjes i Iranit dhe shefi i shtabit të ushtrisë irakiane gjatë këtij takimi diskutuan mbi çështje të rëndësishme rajonale dhe globale. Irani dhe Iraku, së bashku me Rusinë dhe Sirinë, kanë formuar një koalicion kuarteti për të shkëmbyer informacione për të luftuar terrorizmin në Irak dhe Siri, me bazë në Bagdad që nga viti 2015.

Advertisements